6.5 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Grenell i reagon presidentes sllovene pasi e mbështeti Zelenskyn, ka disa fjalë për mbrojtjen e tyre

- Advertisement -

I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, i ka reaguar presidentes të Sllovenisë, Natasa Musar, pasi kjo e fundit ka mbështetur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas përplasjes me presidentin Donald Trump.

Grenell i ka kujtuar Musarit se Sllovenia edhe pse u zotua të paguajë 2% për mbrojtjen, paguan vetëm 1.29%.

“Në fakt, ju jeni një nga anëtarët e NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen. Ju u zotuat të paguani 2% në 2014, por ende paguani vetëm 1.29% tani”, ka thënë Grenell në reagimin e tij.

Kujtojmë se presidentja e Sllovenisë tha se Rusia është agresori dhe se e mbështesin Ukrainën.

“Ajo që dëshmuam sot në Zyrën Ovale i minon këto vlera dhe themelet e diplomacisë. Ne jemi të vendosur në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës. E përsërisim, Rusia është agresori”, ka shkrur ajo në rrjetet sociale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit