Australia i ka refuzuar hyrjen tenistit serb, Novak Djokovic, pas një problemi me vizën.
Për këtë çështje ka reaguar edhe ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell ka deklaruar se qeveria australiane po vazhdon të mohojë shkencën dhe të promovojë frikën.
Ai ka thënë se këto veprime nuk janë të mira për një shtet me të cilin SHBA-ja ndan informacione sensitive.