9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Doli jashtë kontrollit: Pjesë të raketës ruse do ta godasin tokën brenda 24 orësh

- Advertisement -

Ekspertët e hapësirës janë duke gjurmuar një pjesë të një rakete ruse që do të bëj një “ri-hyrje” të pakontrolluar në atmosferën e Tokës brenda 24 orëve të ardhshme.

Raketa e rëndë “Angara-A5” u lëshua nga porti hapësinor “Plesetsk” në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk të Rusisë gjatë ditës së hënë, më 27 dhjetor.

Nisja e kësaj rakete po testonte një fazë të re më të lartë të kësaj rakete, të njohur si “përforcuesi Persei”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TAS, transmeton lajmi.net.

Komanda Hapësinore e SHBA-së, në një deklaratë publike tha se është në dijeni dhe po gjurmonte vendndodhjen e trupit të raketës “Angara A5/PERSEY” në hapësirë. Në këtë kohë, skuadroni i 18-të i Kontrollit të Hapësirës ka vlerësuar se kjo pjesë e raketës do të hyjë në atmosferën e Tokës rreth orës 20:54 (1:54 pasdite MST) mbi Oqeanin Paqësor Jugor dhe në ora 15:54 ET.

Sipas njoftimit, faktorë të tillë si kushtet atmosferike dhe këndi i saktë i pjesës së raketës teksa hyn në atmosferë, mund të ndryshojnë vendndohjen e ri-hyrjes.

USSPACECOM pritet të njoftojë publikun në rast se pika e ri-hyrjes së pjesë së raketës ndryshon.

Shumica e mbeturinave hapësinore digjen gjatë ri-hyrjes në atmosferën e Tokës, por është e mundur që pjesët e mëdha mund të shkaktojnë dëme nëse zbarkojnë në zona të banuara.

“Është e sigurt të thuhet se në 24 orët e ardhshme do të jetë në rënie, por ku, askush nuk mund të thotë, sepse në dritaren e disa orëve do të bëjë disa revolucione në mbarë globin,” deklaroi Holger Krag, kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane të Hapësirës për CNN.

Niveli i rrezikut

Ndërsa shihej si e pamundur që pjesët e raketës ruse të shkaktonin dëme ose të lëndonin dikë, Holger Krag ka thënë se rreziku është real dhe nuk mund të injorohet.

Në muajin maj të vitit 2021, NASA e kritikoi Kinën për dështimin e saj për të “përmbushur standardet e përgjegjshme”, pasi që mbetjet nga një raketë jashtë kontrollit, u zhytën në Oqeanin Indian.

Pjesa e raketës ruse mendohet të jetë më e vogël se mbeturinat e raketës kineze, duke peshuar rreth 4 tonë pa karburant, krahasuar me pjesët e raketës kineze e cila ka peshuar rreth 20 tonë.

Raketa kineze “Long March” ishte një nga objektet më të mëdha që së fundmi kishte goditur Tokën pasi që ra jashtë orbitës, pas një incidenti që ndodhi në vitin 2018.

Raketa ruse në anën tjetër gjithashtu është menduar të përfundonte në një orbitë ku do të qëndronte për mijëra vjet, por e njëjta dështoi të rifillonte, ndërsa ajo kineze ishte lënë qëllimisht në një orbitë më të ulët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit