Granit Xhaka rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës

- Advertisement -

Mesfushori Granit Xhaka do të rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës.

Vendim u mor nga bordi qendror i SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të Covid në vitet 2021 dhe 2022.

Përveç tij do të rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.

Ylli i Sunderlandit mungoi në ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Nations League” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Luzern.

Xhaka është edhe kapiten i “Helvetikëve”.

Të ngjashme

Të fundit