Kanye West po e harron Kim Kardashian, e bashkë me të edhe premtimet e forta për rikthimin. Reperi 44-vjeçar u fotografua në ballkonin e një hoteli në Majami pranë një vajze simpatike brune.

Por, ndërsa të dy ruajtën njëfarë distance mes tyre, vëmendjen e rrëmbeu një tjetër brune bukuroshe që i la pak vend imagjinatës. Vajza doli në të njëjtin ballkon për të marrë pak ajër, e veshur me një bluzë që i mbulonte fare pak kraharorin teksa kalonte duart në flokët e saj.

Kjo ngjarje e re nga Kanye pasoi takimin e tij me aktoren Julia Fox me të cilën u fotografua duke darkuar në një restorant. Duket se reperi nuk po gjen dot ‘rehat’ me asnjë vajzë pasi në muaj e fundit papasur mjaft emra vajzash në jetën e tij, por asnjë të qëndrueshëm.