8.6 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Në film armiq, por Emma Watson paska qenë ‘fiksimi’ i aktorit të njohur të “Harry Potter”

- Advertisement -

Admiruesit e zjarrtë të “Harry Potter” përjetuan sërish emocione të forta pas ritakimit të yjeve të filmit të famshëm në përvjetorin e 20-të të episodit të parë të sagës. Ngjarja speciale përfshiu edhe disa rrëfime të sinqerta, si ai i Emma Watson (Hermione Granger) kur tregoi momentin “që ra në dashuri” me Tom Felton (Draco Malfoy).

Ndonëse në film ishin armiq të përbetuar, dyshja kishte një lidhje të fortë dhe Tom tha se “ndihej shumë protektiv” ndaj saj. “Ka qenë gjithnjë një pikë e dobët e imja dhe vazhdon të jetë”.

Aktorja tha se ‘ra në dashuri’ me Felton gjatë një ore mësimi në xhirime kur ishin adoleshentë. “Duhet të vizatonim si mendonim se dukej Zoti dhe Tom kishte vijëzuar një vajzë me një kapele të vendosur mbrapsht, mbi një skejtbord”.

Megjithëse Emma u shpreh se nuk ka pasur kurrë diçka mes tyre, përqafimi i dy yjeve rrëmbeu zemrat e fansave që nuk mund të mos i rezistonin shprehjes së dëshirës për t’i parë bashkë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit