Goretzka shumë pranë Milanit, Allegri në kontakt të vazhdueshëm me gjermanin

- Advertisement -

Leon Goretzka është gjithnjë e më pranë transferimit te Milani. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, mesfushori gjerman ka zhvilluar disa biseda direkte me trajnerin Max Allegri gjatë javëve të fundit dhe konsiderohet si objektivi kryesor për mesfushën e “Rossonerëve”.

Burime pranë klubit italian raportojnë se Goretzka tashmë është “me një këmbë” te Milani, por marrëveshja finale pritet të varet nga ndeshja e fundit sezonale kundër Cagliarit. Milani dëshiron fillimisht të sigurojë kualifikimin në UEFA Champions League, para se të mbyllë operacionin financiar për gjermanin.

Max Allegri e sheh ish-yllin e Bayern Munichut si profilin ideal për mesfushën e tij, falë eksperiencës, fizikës dhe aftësisë për të luajtur në të dy fazat e lojës. Mediat italiane raportojnë se trajneri italian ka insistuar personalisht për transferimin e 31-vjeçarit.

Ndërkohë, Goretzka pritet të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, pasi klubi bavarez ka vendosur të mos ia vazhdojë kontratën.

Të ngjashme

Të fundit