-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Gorani: Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë është e bindur se lufta është e pashmangshme

- Advertisement -

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë besojnë që “lufta është e pashmangshme”.

Ai në “Pressing”, të T7, ku i ftuar është nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka kërkuar që të jetë konkret se cila është zgjidhja për Kosovën për të dalë nga kjo situatë.

Gorani ka thënë se shoqëria kosovare është ndryshe prej shoqërive të tjera në rajon – shkak i “mundësisë së luftës”, që është instaluar si diskurs.

Ka vazhduar duke thënë se nuk është në rregull që shoqëria të vihet në një pozicion të tillë.

“Ne jemi ardhur situatë me jetu ndryshe nga tjerët në rajon. Ne jetojmë me frikë, këtu ka përqindje të konsiderueshme të shoqërisë që janë të bindur që lufta është e pashmangshme, edhe që shkatërrimet janë të paevitueshme. Nuk është korrekte me sjellë shoqërinë në këtë situatë, por edhe duhet me ndërpre diagnostikimin e vazhdueshëm në të cilën jemi, dhe me qenë gjendje me inisistu prej akterëve politikë më ofru zgjidhje”, ka thënë Gorani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit