Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe hipokrizi politike, shkruan Scanner.
Musliu ka deklaruar se për tre muaj VV-ja ka zhvilluar, sipas saj, propagandë politike, duke fajësuar të tjerët për bllokadën institucionale.
Ajo thotë se sot, përmes një veprimi në Kuvend, Vetëvendosje e ka dëshmuar vetë, sipas saj, rolin në bllokimin e institucioneve.
“Tre muaj me radhë VV-ja bëri propagandë, shpiku fajtorë për bllokadë dhe ua hodhi të tjerëve dështimin e vet. Sot, para gjithë Kosovës, e zbuluan vetë skemën e tyre bllokuese”, ka shkruar Musliu.
Sipas saj, kjo nuk përbën vetëm dështim politik, por edhe “hipokrizi politike”.
“Sot propaganda u përplas me realitetin dhe VV-ja mbeti pa alibi. VV firmosi sot se ata janë bllokuesit e institucioneve dhe pengmarrësit e shtetit!”, ka përfunduar Musliu.
Postimi i plotë:
MASHTRUESVE U DOLI BOJA!
Tre muaj me radhë VV-ja bëri propagandë, shpiku fajtorë për bllokadë dhe ua hodhi të tjerëve dështimin e vet.
Sot, para gjithë Kosovës, e zbuluan vetë skemën e tyre bllokuese.
Ky nuk është më vetëm dështim. Është hipokrizi politike.
Sot propaganda u përplas me realitetin dhe VV-ja mbeti pa alibi.
VV firmosi sot se ata janë bllokusit e institucioneve dhe pëngmarrësit e Shtetit!






