Është luajtur ndeshja e dytë e serisë finale në basketboll.
Golden Eagle Ylli, e ka barazuar rezultatin e ndeshjeve në 1:1 kundër Trepçës.
Loja në palestrën “13 qershori” në Suharekë ishte tejet dramatike.
Suharekasit fituan me një pikë epërsi 80:79.
Basketbollisti më i mirë për ekipin vendas ishte Verge Jr – i cili realizoi 27 pikë, bëri tri kërcime dhe katër asistime.
Te skuadra mysafire, më i miri në fushë ishte Tmusic me 17 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.
Ndeshja e tretë e finaleve zhvillohet në Mitrovicë në Palestrën “Minatori”.