9.3 C
New York
Saturday, April 13, 2024

Buy now

Goditet me pushkë, a është iPhone i papërshkueshëm nga plumbi? (Video)

- Advertisement -

A keni pyetur ndonjëherë veten nëse telefoni i juaj është rezistent ndaj goditjes nga një armë zjarri.

Caviar që është i specializuar në modifikimin e telefonave luksoz, thotë se një nga modelet e tyre më të reja të iPhone është i papërshkueshëm nga plumbat, transmeton Telegrafi.

YouTuberi britanik “Mrwhosetheboss”, vendosi të testojë këto pretendime, dhe publikoi videon ku tregon sesi kaloi i tërë procesi.

Ai përdori një pushkë ajrore për ta goditur telefonin e zakonshëm, që u bë copa – e më pas të njëjtën që e bëri me Caviar iPhone, që kushton rreth 10 mijë dollarë.

E duket se nga Caviar e kanë thënë të vërtetë, sepse telefonia nuk ka pësuar ndonjë dëm të mëdha – por duhet theksuar dallimi mes pushkës ajrore dhe plumbi të vërtetë – por youtuberi është detyruar ta respektojë ligjin, kështu kjo ishte mënyra e vetme për testim.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit