7.5 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Anëtarësimi në KiE, deputeti kosovar në Suedi: Kam lobuar sa kam mundur për këtë ditë

- Advertisement -

Adnan Dibrani, deputet në Suedi sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me lobimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai tha fillimisht se është krenar që është shqiptar dhe u shpreh se ka bërë sa ka mundur, siç tha, për të ardhur në këtë ditë, njofton Klankosova.tv.

“Unë jam krenar që jam shqiptar, nuk kam pasur problem t’i tregojë gjithkujt që e kam prejardhjen shqiptare dhe që nga dita e parë në Këshill kam bërë sa kam mundur për të ardhur në këtë ditë”.

“Kisha pas qejf me thënë është kryer 100 për qind, por nuk po dua të them, shpresoj të kryhet edhe besoj qe kryhet, në Këshill në prill nuk besoj që del ndonjë problem, mund të del ndonjë problem në Komitetin e Ministrave në maj, por besoj që do të kryhet”, u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit