28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Gliha tregon arsyet e mungesës së disa yjeve të Kosovës

- Advertisement -

Përzgjedhësi Primozh Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi kanë mbajtur konferencë për media para ndeshjes së Kosovës me Izraelin.

Të dielën Kosova pret Izraelin me fillim nga ora 20:45.

Gliha ka theksuar se mungesa e lojtarëve vjen për shkak të qasjes së klubeve të tyre.

“Të gjithë e dinë situatën që do të luajmë në termin të pazakontë. Ka sjellë probleme dhe nga mënyra e qasjes së klubeve. Kjo është jeta. Kishim luftë në Jugosllavi. Jemi mësuar me situata të tilla.  Njerëzit duan paqe. Jam shumë i mërzitur për situatën. Zahavi është lojtar shumë i mirë. Kam parë duke luajtur në Slloveni. Është golashënues shumë i mirë. Në Izrael ka shumë lojtarë të mirë teknikë. Ndonjëherë mendoja se jeni brazilianë. Keni të njëjtat atribute si të lojtarëve të Kosovës”, tha ai.

Kosova tashmë ka gjasa minimale për një kualifikim të mundshëm, pasi “Dardanët” janë në vendin e katërt në renditje me vetëm shtatë pikë.

Izraeli është një pozitë më lartë me 11 pikë, por ka edhe një ndeshje më pakë të zhvilluar se Kosova.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit