Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të pauzojë për kohën e datave të përmendura për pushim veror.
Sipas DHSK-së, pushimi veror fillon nga sot 29 korrik dhe përfundon më 16 gusht, ndaj gjatë kësaj periudhe nuk do të mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do jenë të minimizuara, transmeton klankosova.tv.
Për më shumë, ja njoftimi i plotë:
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 29 korrik, dhe përfundon më 16 gusht 2024.
Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum.
Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së.
Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”.