5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Gjykata ia vendos një muaj paraburgim për serbin që tentoi të ikte nga Kosova, i merret dorëzania me 30 mijë euro

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M.M. për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale Krim i Organizuar lidhur me veprën penale Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të pandehurit M.M i hiqet masa e dorëzanisë dhe caktohet se vlera e mjeteve monetare në shumë prej 30 mijë euro, e deponuar më datë 27.03.2023 në emër të dorëzanisë, të derdhet në Programin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M, duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe të strukturuar kriminal, me dashje ka vepruar në grup kriminal të organizuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, janë marrë me prodhimin dhe kultivimin e substancave narkotike të cilat i përpunojnë dhe më vonë i shesin, po ashtu edhe kanë blerë me qëllim të shitjes të substancave narkotike të llojit marihuan dhe kokainë, ashtu që me rastin e kontrollit të zbatuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës me urdhëresë të gjykatës, tek i pandehuri janë gjetur një sasi e substancave narkotike, bimë të mbjellura narkotike, pajisje për përgatitjen e tyre për t’i plasuar në treg, e të cilat janë sekuestruar nga policia me rastin e zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve, me këtë ekziston dyshimi mirë i bazuar se ka kryer veprën penale Krim i organizuar lidhur me veprën penale Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropçe, analoge apo veglave, paisjeve apo materialeve narkotike”, thuhet në njoftim.

Gjykata vlerësoi se e caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme, sepse rreziku i ikjes i referohet faktit se i pandehuri ka qenë nën masën e dorëzanisë, i cili e ka dorëzuar edhe dokumentin e udhëtimit – pasaportën sipas vendimit të gjykatës.

“Por i njëjti është ndaluar në pikën kufitare më datë 27.09.2024 rreth orës 23:00 duke hyrë në Kosovë nga territori i Serbisë, pa dokument të udhëtimit – pasaportë, pasi  të njëjtit i është ndaluar në gjykatë sipas vendimit të Gjykatës, e që me këtë nëse i njëjti lihet në liri paraqet rrezik real për ikjen e tij, sidomos në territorin e shtetit të Serbisë, pasi i njëjti ka nënshtetësi serbe, andaj edhe rreziku i ikjes, zvarritja e procedurës penale e potencialisht edhe përsëritja e veprave penale ekziston, ngase i njëjti ka vepruar në grup kriminal të organizuar, atëherë gjykata vlerësoj se kërkesa e prokurorisë është mjaftueshëm e bazuar”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit