-2.7 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Gjykata e Apelit i lë në paraburgim tre serbët e dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë

- Advertisement -

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e tre të dyshuarve për sulm terrorist në Banjskë.

Si rezultat, të tre kanë mbetur në paraburgim.

Më 26 qershor Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë vendim, me të cilin aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), ashtu që ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga dy muaj (secilit veç e veç) tre të dyshuarve Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, për sulmim terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata e Apelit e Kosovës me aktvendimin PN.1.S.nr.137/2024, të datës 04.07.2024, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve V.T, av. Milos Delevic, B.S, av. Ljubomir Pantovic dhe D.M, av. Jovana Filipoviq, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.44/2023, të datës 21.06.2024, e ka vërtetuar.

“Në rastin konkret kolegji i gjykatës së shkallës së dytë, ka vlerësuar se me lënien e të pandehurve në liri, do të ekzistojë rreziku që të njëjtit të përsërisin veprat penale, të kryejnë vepra të tjera penale, të ndikojnë tek dëshmitarët apo të largohen nga Republika e Kosovës, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për veprat për të cilat janë duke u hetuar, andaj kolegji në fjalë, nuk ka gjetur bazë të arsyeshme në raport me rrethanat konkrete që të caktoj ndonjë masë më të butë, ngase asnjë nga masat më të buta nuk eliminonin rrezikun real për këto baza të veçanta”, thuhet në vendimin e Apelit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit