7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Gjuriqit i shuhet ëndërra për t’u bërë Kryeministër i Serbisë – Vuçiq ia përmend një “gabim” dhe e qorton publikisht

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka qortuar  ambasadorin serb në largim në SHBA, Marko Gjuriq, që e ka përdorur termin “ndërhyrje” në vend të “agresionit”  derisa ka folur  për bombardimet e NATO-s ndaj Republikën Federale të Jugosllavisë në vitin 1999, për shkak të krimeve në Kosovë.

Këtu Vuçiq e ka bërë me dije se Gjuriq nuk do të jetë kryeministër i Serbisë, por sipas fjalëve të Vuçiq nuk e ka të sigurt as postin e Ministrit.

“Marko Gjuriq, nëse doni të jeni ministër në qeverinë e re, nuk është ndërhyrje, siç thonë përfaqësuesit e “Serbia kundër dhunës” dhe disa të tjerë, nuk është bombardim, është agresion”, i tha Vuçiq Gjuriqit, i cili mori pjesë e ngjarjes sonte kur Vuçiq iu adresua opinionit.

Vuçiq tha se nëse shtetit pritës, ku Gjuriq është ambasador, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk i pëlqen termi agresion, kjo nuk do të thotë që nuk është.

“Është agresion ndaj vendit tonë. Agresion ka pasur dhe do të ketë derisa jam president dhe përderisa kam ndikim në partinë që do të flasë për këtë”, ka shtuar Vuçiq.

Gjuriq ishte përfolur si kandidat i mundshëm për Kryeministër të Serbisë pasi Ana Bërnabiq u bë Kryetare e Parlamentit të Serbisë. Javë më parë, pas kthimit në Serbi atij i doli një fotografi me Milan Radojiçiq, që u interpretua si një komprometim i tij i qëllimshëm.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit