Gjini uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të vendit, thotë se Aleanca do të jetë opozitë e pakompromis

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në krye të vendit.
Gjini ka thënë se Kosova më në fund ka përmbyllur ciklin e konsolidimit të institucioneve, duke i dhënë fund bllokadave të panevojshme.

Kreu i këtij subjekti ka paralajmëruar që subjekti që ai e drejton do të jetë çdo ditë në terren, duke takuar e dëgjuar qytetarët në çdo komunë të Kosovës.

“Ne do të jemi opozitë e pakompromis. Do të flasim hapur dhe me emër për secilën shkelje, në secilin institucion dhe në çdo nivel të këtij pushteti”, ka shkruar ndër të tjera Gjini.

 

Të ngjashme

Të fundit