Gjini: Sektori privat është motori i ekonomisë, pas 7 qershorit plani ynë kthehet në realitet zhvillimi

- Advertisement -

Nga vizita në bizneset e Mitrovicës, kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka deklaruar se ka parë nga afër historitë e suksesit të sipërmarrësve lokalë, të cilët sipas tij janë “motori i ekonomisë së Kosovës”.

Gjini theksoi se gjatë vizitave ka dëgjuar kërkesat dhe shqetësimet e bizneseve, duke u zotuar se programi i Aleancës për sektorin privat do të sjellë përmirësime konkrete në kushte, infrastrukturë dhe stabilitet ekonomik.

“Po dëgjoj me kujdes secilën kërkesë të sipërmarrësve tanë. Para tyre, si në çdo komunë të vendit, shpalosa planin tonë që garanton kushte, infrastrukturë dhe stabilitet për sektorin privat,” u shpreh ai.

Ai shtoi se ky plan do të fillojë të zbatohet menjëherë pas 7 qershorit, duke e quajtur atë një fazë të re të zhvillimit ekonomik.

“Pas 7 qershorit, ky plan do të kthehet në realitet zhvillimi,” tha Gjini.

Vizitat në terren, sipas tij, do të vazhdojnë në komuna të ndryshme të vendit, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me bizneset vendore dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investime.

Të ngjashme

Të fundit