Gjini: Pushteti po e zvarrit qëllimisht procesin në Kuvend

- Advertisement -

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, akuzoi pushtetin për përshkallëzimin e krizës politike, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për uzurpimin e institucioneve shtetërore.

Në një konferencë për media, ai deklaroi se zhvillimet e fundit nuk mund të përshkruhen ndryshe, duke i quajtur ato një “grushtshtet të brendshëm”.

“Nuk ka emër tjetër kjo situatë, përpos grushtshtet i brendshëm. Nuk është grushtshtet që realizohet me forcë ushtarake, por nga njerëz që në mënyrën më brutale e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë demokratik për t’i uzurpuar institucionet e shtetit”, tha Gjini.

Ai shtoi se përgjegjësia për ngërçin institucional po tentohet t’u faturohet padrejtësisht partive opozitare, ndërsa, sipas tij, pushteti po e zvarrit qëllimisht procesin politik.

“Ky regjim po përpiqet ta hedhë fajin aty ku nuk është, te partitë demokratike, dhe ta zvarrisë sërish procesin”, deklaroi kreu i Aleancës.

Të ngjashme

Të fundit