24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Gjini: Kurti do t’i humbas zgjedhjet

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij do t’i humbë zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Kjo për shkak se sipas Gjinit, populli e ka kuptuar se rruga të cilën kryeministri Kurti e ka zgjedhë, e qon Kosovën në humnerë.

“Kurti ka me i humb zgjedhjet, për shkak se shumica dërmuese e popullit të Kosovës është duke e kuptu që kursi të cilin po e mbanë, rruga të cilën e ka zgjedhë, e qon Kosovën në humnerë në theqafje. Mundet me mendu çka të don, por Kurti ka me i humbë zgjedhjet po ju tregoj, unë po ju them që nuk është e vërtetë që këtë eufemizmin që e ka përdorë për analfabetë funksional e që ka dashtë me thënë “budallë” po ju ka thonë analfabet funksional për me kamufllu pak se çka po i  thotë popullit të vet, nuk janë gjysma e Kosovës analfabetë funksional, edhe janë tepër shumë të aftë me e kuptu. Ky popull ka kuptu edhe para 30 viteve, ka kuptu edhe para 25 viteve, e ka kuptu edhe para 20 viteve e kupton edhe tash. Populli ka dashtë me e provu një politikan i cili i ka fy gjithë të tjerët, ka kritiku gjithçka çka ka ndodhë, i ka ndjekë veç sondazhet, dhe jo veç sondazhet me numra, po sondazhet çka po lypin njerëzit. Ju ka ofru me fjalë krejt çka ata kanë kërku, edhe prej krejtë çka ka ofru nuk ka mbërri me i bë për 3 vjet”, tha Gjini në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Tutje i pari i Gjakovës tha “mos harroni Kurti është duke e bë buxhetin e pestë të shtetit, mos harroni nuk është dy vjet e gjysmë Kurti ka ardhë në pushtet në vitin 2020. E ka bë buxhetin e vitit 2020, ka ardhë në pushtet edhe njëherë në vitin 2021, e ka bë buxhetin e 2021-tës, e ka bë buxhetin e 2022, tës, 2023-tës, që është ky vit dhe është duke e bë buxhetin edhe të 2024-tës. Është buxheti i pestë që e bën Albin Kurti dhe ja ka humbë Kosovës pesë vite, jo dy vite e gjysmë”.

Ndryshe, kryeministri Kurti, sot ka  folur për kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Ai ka thënë se këto zgjedhje nuk i konvenojnë opozitës e as Qeverisë.

“Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se i humbë, e Qeverisë nuk i konvenojnë se zhduket opozita. Unë jam i interesuar me mundë opozitën jo me zhdukë”, tha Kurti.

Partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, pasi sipas tyre Qeveria Kurti ka dështuar në çdo sferë dhe ka prishur Kosovën me aleatët strategjik.

AAK për këtë ka iniciuar edhe një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por i cili ende nuk është dorëzuar në Kuvend, kjo për faktin se opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit