Gjilani ka zhvilluar ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Prishtinës së Re, në një përballje ku fitorja ishte e domosdoshme për të qëndruar larg zonës së barazhit.
Skuadra gjilanase arriti objektivin e saj, duke fituar me rezultat të ngushtë 3:2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat e fundit.
Me këtë triumf, Gjilani e mbyll sezonin me 51 pikë dhe renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.
Nga ana tjetër, Prishtina e Re e përmbyll kampionatin me humbje dhe me gjithsej 31 pikë.
Në garën për mbijetesë, Llapi do të luajë në ndeshjet e barazhit, ndërsa nga elita e futbollit kosovar kanë rënë Prishtina e Re dhe Ferizaj.
Ndërkohë, Drita ka konfirmuar dominimin e saj duke u shpallur kampione e Kosovës për herë të dytë radhazi, duke e mbyllur sezonin në krye të tabelës.






