Gjilani e mposht kampionin e sezonit

- Advertisement -

SC Gjilani ka regjistruar një fitore tejet të rëndësishme në javën e 35-të në Superligën e Kosovës , duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj kampiones së sapo shpallur, FC Drita.

Skuadra e drejtuar nga Debatik Curri zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në derbin lokal, duke siguruar tri pikë jetike në garën për mbijetesë.

Gjilani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin, pasi arriti të kalojë në epërsi qysh në minutën e tretë.

Blerind Morina realizoi për 1-0, duke ndezur atmosferën në stadium dhe duke i dhënë qetësi skuadrës vendase.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të “Skifterave”, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Gjilani vazhdoi me paraqitje të organizuar dhe arriti ta vulosë fitoren në minutën e 63-të me golin për 2-0.

Kjo fitore ka peshë të madhe për Gjilanin, i cili tashmë ngjitet në kuotën e 48 pikëve në pozitën e gjashtë në tabelë, duke u larguar dy pikë nga zona e barazhit që aktualisht mbahet nga KF Llapi.

Në anën tjetër, Drita mbetet lidere me 66 pikë pas 35 ndeshjeve të zhvilluara, teksa tashmë e ka siguruar titullin e kampionit të Kosovës për këtë edicion.

Të ngjashme

Të fundit