Artisti i njohur Gjesti u ka bërë një kërkesë fansave të tij përmes një postimi në InstaStory, duke kërkuar mirëkuptim dhe respekt për hapësirën e tij private.
Ai ka treguar se shtëpia është vendi ku dëshiron të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësinë e nevojshme pas angazhimeve të shumta.
“Shtëpia është i vetmi vend ku mundohem të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë pak qetësi. Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë me pas atë qetësi”, ka shkruar ai.
Artisti ka falënderuar fansat për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë dhënë, por u ka kërkuar që të respektojnë privatësinë e tij.
“Ju dua dhe ju falënderoj secilin prej jush. Por, ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia ime”, ka shkruar Gjesti.







