1.5 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Gjesti flet për raportin me babin e tij: Na kanë bërë magji…

- Advertisement -

Ish-banori i BBVK-së, Gjesti, ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte pjesë e këtij reality show.

Ai ka folur për raportin e tij me babain, kështu duke treguar se iu kishin bërë magji të zezë atyre si familje.

”Me babin nuk e kam pas një raport shumë të mirë, ai ka menu shumë sene të këqija për mu, ka ndodh dikush edhe kanë tentu me na bo keq. Me këto magjia e me këto s’di çka janë, kush ka shpirt me i bo ato sene nuk e di. Mu s’mdojke babi, babi se dojke mamin, mami s’e dojke motrën, motra s’e dojke babin. Krejt pati shku familja lomsh, kem t’u dashtë me u myt familja mes veti. Ka nisë gradualisht, dikun për ni vit. Babit, ushqim kur i bijsha, në shpi që iu ndihmojsha, i gjujke krejt jasht, s’du me t’pëa me sy, për mu u kanë shumë e randë. E pata mar një kerr të ish-menaxherit, pata shku në katun temin, e pata mar pak familjen me e largu pak prej babit, se o kanë në gjendje shumë të keqe thojsha mos po qohet e myt najkon, se ke përnim shumë gjendje e randë. Edhe e mbaj mend kur na ka pas ndjek mas kerrit. Me na pas nxanë e di që kish mujtë me bo diçka çka s’duhet. Por fati që e gjetëm atë send mrena n’shpi…”, ka thën Gjesti gjatë rrëfimit të tij.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit