5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Gjermania kërkon 2 milionë punëtorë

- Advertisement -

Më shumë se gjysma e kompanive gjermane po përballen me sfida në plotësimin e vendeve vakante për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar, njoftoi të enjten Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK), problem me të cilin po përballen edhe ekonomitë e tjera të mëdha evropiane, shkruan Reuters.

Pjesa e kompanive që përballeshin me vështirësi në rekrutim ishte në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, zbuloi DIHK në sondazhin me 22 mijë kompani, ku 53 për qind raportuan mungesë të fuqisë punëtore.

“Mund të supozojmë se rreth dy milionë vende të lira pune do të mbeten të paplotësuara”, ka thënë Achim Dercks, zëvendësdrejtor ekzekutiv i DIHK-së. Kjo çoi në rënien e prodhimit me vlerë 100 miliardë euro.

Rezistenca e tregut të punës nuk do të thotë që kompanitë po ecin mirë, shtoi Dercks. Mungesa e stafit, çmimet e larta të energjisë dhe lëvizja drejt neutralitetit të klimës përfaqësojnë një “përzierje të rrezikshme” që mund t’i shtyjë kompanitë të zhvendosin prodhimin jashtë vendit.

“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar nuk është vetëm një barrë për bizneset, por kërcënon edhe suksesin në detyra të rëndësishme për të ardhmen si tranzicioni i energjisë, digjitalizimi dhe ndërtimi i infrastrukturës”, ka thënë ai.

Punëtorët me aftësi të caktuara po bëhen më të paktë, përfshirë në sektorët e prodhimit që përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të ekonomisë gjermane.

Sondazhi tregoi se 67 për qind e prodhuesve të pajisjeve elektrike nuk janë në gjendje të plotësojnë vendet e lira, si dhe 67 për qind e kompanive të inxhinierisë mekanike. Në prodhimin e veturave, 65 për qind e kompanive raportuan mungesë të fuqisë punëtore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit