Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Për xhiron e 7-të ky epitet i ka takuar futbollistit të FC Drenica, Gjergji Kote, teksa çmimi i është ndarë sot.
Kote dha kontribut të rëndësishëm në lojën e skuadrës së tij, duke qenë ndër futbollistët më të spikatur në fitoren e xhiros së 7-të që Drenica e realizoi kundër Llapit (4:0), me dy gola të shënuar. Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.






