Analisti politik Lulzim Peci, ka folur për raportin e kryeministrit Albin Kurti me qytetarët dhe për ndryshimet në mënyrën se si gjeneratat e reja e perceptojnë politikën.
“Kurti sa më gjatë që qëndron në pushtet, aq më tepër kemi me fillu me e humb lidhjen me popullatën edhe me i kuptu gjeneratat e reja. Ne sot në Kosovë jemi në një prag të krijimit të diçkaje. Unë, si gjeneratë më e vjetër, nuk jam në gjendje ta kuptoj mirë gjeneratën e re, e cila po më duket se është një gjeneratë që mendon në parametra të tjerë sesa si e përfytyrojmë ne politikën”, ka thënë Peci në emisionin Click të RTV21.






