21.2 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Gjenerata e re e orëve inteligjente Apple Watch vjen me disa ndryshime të mëdha në brendësi

- Advertisement -

Apple prezantoi Serinë 9 të orëve inteligjente Apple Watch në evenimentin tradicional vjetor të iPhone. Një prej ndryshimeve më të mëdha është çipi i ri S9 SIP i cili vjen me 5.6 miliardë tranzistorë, një çip grafik që është 30 përqind më i shpejtë dhe një motor neural me katër bërthama.

E gjitha kjo përkthehet në përmirësime të kërkesave të Siri që tashmë do të përpunohen direkt në orë falë çipit të ri.

Apple Watch Series 9 vjen me gjeneratën e dytë të çipit me bandë të gjerë për identifikim më të saktë të vendndodhjes së orës dhe telefonit.

Series 9 ndjek hapat e Apple Watch Series 8 i cili ishte kryesisht një përditësim minimal që shtoi një sensor të temperaturës dhe Identifikim të Aksidenteve së bashku me Apple Watch Ultra, një orë inteligjente për tu përdorur në kushte dhe rrethana të vështira.

Falë çipit të ri neural, ora vjen me disa gjeste të reja siç është përgjigja ndaj thirrjeve me një të kërcitur të gishtave.

Përmirësime të tjera janë ekrani me ndriçim më të fortë që mund të arrijë deri në 2000 nits, ose dyfishin e asaj që gjeni në Apple Watch Series 8.

Series 9 vjen krahas watchOS, sistemi operativ më i fundit i kompanisë për orët inteligjente. Është një rimodelim i madh duke vënë në fokus kryesisht mini-alikacione përmes kurorës dixhital.

Apple Watch Series 9 vjen në ngjyrë rozë, zezë, argjendtë, kuqe dhe gri me kasë prej alumini, dhe të artë, të zezë dhe grafit me kasë prej çeliku. Ora do të fillojë nga 399 dollarë për modelin vetëm me GPS dhe 499 dollarë për modalin GPS + Celular.

LEXO EDHE:  Samsung është prodhuesi më i madh në botë i tabletëve Android

Kompania tha se Apple Watch Series 9 është e para neutrale ndaj karbonit. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit