Gjeneral Major Stephen E. Osborn, përmbylli vizitën zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Në kuadër të vizitës në Republikën e Kosovës, Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së,
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një sërë vizitash në komandat dhe njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Partneritetit Ndërshtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Ajovës, partneritet ky që ndër vite ka dëshmuar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në fushën e mbrojtjes. Gjatë vizitave në njësitë e FSK-së, Gjeneral Jashari informoi Gjeneral Majorin Osborn nga afër me organizimin, kapacitetet operacionale, pajisjet dhe infrastrukturën e Forcës, si dhe me arritjet në procesin e zhvillimit dhe modernizimit të saj.
Partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajovës ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin profesional të FSK-së, përmes trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave, dispokimeve jashtë vendit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve operacionale. Ky bashkëpunim dëshmon të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kontribuar në avancimin e ndërveprueshmërisë, profesionalizmit dhe përgatitjes së FSK-së në nivelet më të larta.
Në fund të vizitës Gjeneral Jashari e falenderoi Gjeneral Majorin Osborn për mbështetjen, partneritetin dhe dedikimin në ngritjen e partneritetit dypalësh në nivelet më të larta. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti strategjik, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik.

Të ngjashme

Të fundit