Një burrë shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet përkatëse dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.
Policia po heton vdekjen e tij.
“HETIM I VDEKJES Prishtinë/ 06.04.2024-11:57. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull me shtetësi të huaj. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.” – thuhet në raportin e PK-së.