Pas kërkimeve intensive, është gjetur 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti.
Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipet e angazhuara në kërkim, është bërë e mundur gjetja e tij në Tiranë, Shqipëri.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.
Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.
Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij.
Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz.”, thuhet në njoftim.






