Një burrë ka raportuar se ka gjetur mjete të dyshimta në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ka dalur njësia për deminin e FSK-së, e cila ka tërhequr mjetet e dyshimta që ishin dy mortaj kineze.
“GJETJE E MJETIT TË DYSHIMTË Prishtinë / 14.04.2024 – 15:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së që i ka tërhequr dy mjete të dyshimta (mortaja kineze 82mm.) pa ndonjë incident.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.