9.7 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

2 mite për kancerin e gjirit që nuk duhet t’i besoni

- Advertisement -

Zbulimet moderne dhe besimet e vjetra, pa prova, gjithnjë e më shumë shtojnë rastet e kancerit të gjirit te gratë. Por mes gjithë këtyre teorive që përballen me njëra-tjetrën, ne të gjithë besojmë nga pak mitet – sikur e kemi gjithmonë e më vështirë ta largojmë mendjen prej tyre për t’u përqëndruar te mjekësia.

Mendoni për tetë gratë më të shtrenjta të jetës suaj – nëna, motra, vajza, shoqet më të mira, hallat, tezet. Duke folur me statistika, njëra prej tyre do të diagnostikohet ose tashmë është diagnostikuar me kancerin e gjirit. Është e frikshme kur e mendon kështu apo jo?

Kanceri i gjirit është një nga tre llojet më të zakonshëm të kancerit që shfaqet te gratë, dhe çdo vit 2 milionë gra në botë në botë diagnostikohen me këtë sëmundje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020 ka pasur 684,996 vdekje nga kanceri i gjirit në nivel global. (OBSH, 2021).

Ekzistojnë gjithashtu edhe shumë keqinformime që kanë të bëjnë me kancerin e gjirit dhe faktorët e rrezikut, prandaj sigurohuni që t’i dini të paktën këto dy të vërteta.

Mit: Veshja e reçipetave mund të shkaktojë kancer të gjirit

Fakt: Veshja e reçipetave të ngushta me tel apo edhe e çdo lloji tjetër reçipetash nuk shkakton kancer. Edhe pse disa pretendojnë se veshja e rrobave të ngushta ndikon negativisht në procesin e kullimit të limfës në indet e gjirit, nuk ka asnjë bazë biologjike që i lidh të dyja këto dhe as ndonjë provë shkencore që e vërteton. Ju mund të vini re shenja të kuqe në lëkurë nga shtrëngimi i reçipetave të ngushta, por ajo duhet të zhduket pas disa minutash. Pra, mbajini reçipetat veshur, ose jo, nëse nuk ju pëlqen.

Mit: Përdorimi i deodorantit mund të shkaktojë kancer të gjirit

Fakt: Ka pasur shumë ide të fiksuara rreth aluminit që ka në përbërje deodoranti vitet e fundit, gjë që buronte nga pretendimet se kimikatet në deodorantët dhe antidjersët depërtonin në lëkurë dhe parandalonin tërësisht që toksinat të dilnin nga trupi. Sidoqoftë, eksperimentet kanë treguar që kimikate të tilla formojnë vetëm “priza” të përkohshme brenda kanalit të djersës që ndalojnë ose ngadalësojnë rrjedhën e djersës, por më vonë derdhen me derdhjen natyrore të qelizave të lëkurës. As shoqëritë amerikane ose kanadeze të kancerit, as studimi i kancerit në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndonjë organ tjetër i besueshëm shëndetësor nuk ka gjetur ndonjë provë të saktë që lidh deodorantët me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit. E vetmja gjë paralajmëruese për aluminin në deodorante është se mund të shkaktojë acarim tek njerëzit me lëkurë të ndjeshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit