7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Gjatë kontrollit në aeroportin “Adem Jashari” i gjenden dy elektroshok, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

- Advertisement -

Zyrtarët policorë gjatë kontrollit të valixheve në aeroportin “Adem Jashari” kanë gjetur si dhe sekuestruar në njërën prej tyre, dy elektroshok.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:05, në aeroportin “Adem Jashari”.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Zyrtarët policorë gjatë kontrollit të valixheve të të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy elektroshok. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit