15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?

- Advertisement -

Barcelona nuk ka fituar plot nëntë vjet ndaj Bayernit të Mynihut.

Hera e fundit kur katalunasit triumfuan në një ndeshje kundër bavarezëve, ishte viti 2015, kur në stadiumin “Camp Nou”, dy golat e argjentinasit Lionel Messit dhe një i brazilianit Neymar Jr, determinonin rezultatin 3-0.

Nga ajo kohë, skuadra më e trofeshme e Gjermanisë e “shkeli” ku e zuri Barçën, madje këta të fundit nuk kanë arritur as gol t’i shënojnë 33 herë kampionit të Bundesligas në katër duelet e fundit.

Në vitin 2022, Bayern triumfoi 0-3 në Spanjë dhe 2-0 në Mynih, kurse një vit më herët e “çmontoi” dy herë nga 3-0.

Para këtyre përballjeve, në edicionin e mbajtur gjatë situatës pandemike, “Blaugrana” u deklasua 8-2 në stadiumin “Estádio da Luz” të Lisbonës.

Që nga ballafaqimi i parë në histori për këto dy skuadra e deri para ndeshjes së sotme, Bayern e Barcelona janë takuar 17 herë. Plot 12 fitore regjistrojnë gjermanët, dy herë janë ndarë në barazim, kurse veç 3 fitore ka shënuar ekipi nga Katalonia.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit