9.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Giresse: Bislimi e ka refuzuar Kosovën, Krasniqi nuk është ftuar

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse ka folur në një konferencë për media para ndeshjes me Izraelin, e parë për ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm

Duke folur për grupin ku bënë pjesë Kosova, trajneri francez deklaroi se nuk është grup shumë i vështirë, por që asnjëri prej rivalëve nuk duhet të nënvlerësohet.

Tutje ai konfirmoi mungesën e dyshes Elbasan Rashani dhe Uran Bislimi për këtë ndeshje, teksa zbuloi gjithashtu se anësori Ermal Krasniqi nuk është ftuar në kombëtare, por që mund të ftohet nëse këto ditë ndonjë lojtar nuk është në formën më të mirë fizike.

Në lidhje me numrin e vogël të lojtarëve të ftuar nga Superliga e Kosovës, Giresse theksoi se atyre nuk iu mungon cilësia, por që kombëtarja për momentin ka nevojë për lojtarë me përvojë ndërkombëtare. Ai shtoi se në një fazë siç është kjo e kualifikimeve nuk guxojmë dhe nuk kemi kohë që t’i provojmë.

Ndërkohë, menaxheri i kombëtares Bajram Shala ka zbuluar se futbollisti Uran Bislimi ka refuzuar të luajë për Kosovën me arsyetimin se për shkak të dyshtetësisë ende nuk e di nëse do të luajë për Kosovën apo Zvicrën. Në të njëjtën situatë, Shala zbuloi se ndodhet edhe Mërgim Berisha.

Madje për Bislimin, Shala deklaroi se ai i ka humbur të gjitha mundësitë që të luajë për Kosovën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit