7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Getinjo reagon pas rastit në QKUK: Çdo mal ka thi, mos na shtini krejt burrave me një thes

- Advertisement -

Rep artisti i famshëm Getinjo, ka reaguar mbi ngjarjen e mbrëmshme të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, ndërsa ka thënë se rasti në fjalë nuk duhet të ndikojë që të gjithë burrat të futen “në një thes”.

Sipas yllit të hitit “Pare” raste të tilla duhet të dënohen nga organet kompetente, ndërsa duke iu referuar vetes ka shtuar se “ndihet keq që një person me tatuazhe të jep mësime për ngjarje kaq serioze”.

“Çdo mal ka thi, mos na shtini krejt burrave me një thes! Këso raste ndodhin gjithkund ne botë, normal qe nuk duhet me ndodh, edhe s’ka arsyetim as nuk ka falje! Po mos filozofoni tash qysh ja keni zanat. Dënoni veprat e këqija. Dënoj njerëzit që bëjnë krime të tilla pa marrë parasysh gjininë. Njëri është njeri”, ka shkruar Getinjo në një status në Facebook.

“Kaloni bukur populli jem! Po me vjen inat qe 1 djalë i ri si un me tattoo ne trup dhe pak i rebeluar po ju mëson”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit