Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se Kosova është demokraci e gjallë ndërkaq Serbia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet destabilizuese.
“Kosova sot është demokraci e gjallë, e re, reziliente, me orientim drejt rrugëtimit euroatlantik. Por Serbia nuk është se ka ndërruar shumë, ajo vazhdon të përpiqet të destabilizojë demokracinë tonë. E përtej kësaj e bën këtë jo veç përmes retorikës, por me veprime konkrete e të dhunshme që rrezikojnë paqen rajonale”, ka thënë ajo.
Gërvalla përmendi sulmin e Banjskës si shënjestër e grupit parlamentar i mbështetur nga vet autoritete serbe
“Milan Radojcic njihet publikisht për lidhjet e tij me elitën politike të Serbisë, duke përfshirë edhe ministrin aktual të Punëve të Jashtme, Duric që është këtu dhe presidentin Vuçiq. Ka fotografi publike të zotit Duric ulur në kateteri në Beograd me Radojcic, që e dëshmojnë këtë lloj lidhje. Ky ka qenë akt i hapur agresioni kundër një shteti fqinj, kryer nga një grup me trajnim ushtarak, pajisje logjistike, të gjitha këto të siguruara nga Serbia”, ka thënë Gërvalla.
“Dua t’i jap jehonë fjalëve të shprehur në Këshillin e Evropës gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës. Dora Bakoyannis, raportuese për anëtarësimin e Kosovës kishte deklaruar: Kosova është demokraci funksionale, që respekton të drejtat e njeriut e të komuniteteve, më shumë se 82% të anëtarëve në Komitetin PACE kanë kërkuar anëtarësimin e Kosovës, dhe po jemi vend demokratik dhe jemi krenar për këtë”, ka thënë ajo.