1.2 C
New York
Thursday, December 7, 2023

Buy now

Gërvalla, mërgimtarëve: Përveç parave, kemi nevojë edhe për përvojen tuaj

Diaspora mund të sjellë diçka më shumë se financat në Kosovë dhe se rëndësia e saj është e padiskutueshme. Kështu u tha në organizmin e ditës së dytë të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, nga Ministria e Punëve të Jashtë dhe Diasporës.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla u shpreh e lumtur qe qeveria e Kosovës dhe institucionet kanë shprehur gatishmëri të madhe për ta bërë diasporën një nga prioritet kryesore të këtij mandati.

Ajo shtoi se ‘përveç parave, ne kemi nevojë edhe për përvojën e tyre’. Teksa potencoi faktin se diaspora sjellë në Kosovë çdo vit mbi 1 miliard euro remitanca.

Gërvalla tha se diaspora për Kosovën nuk paraqet vetëm një temë që të merret me të, por është zgjatim i natyrshëm i vendit tonë.

Ajo shtoi se janë bërë hapa të rëndësishëm që t’u mundësohet diasporës të votojnë për Kosovë, jo vetëm përmes postës, por edhe nëpër ambasada e konsulata.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi tha se të kuptuarit e nevojave të diasporës është me rëndësi për çdo vend.

Gashi shtoi se Kosova ka fuqinë të ndërtojë shtet jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë, për çka tha se ky është edhe qëllimi i krijimit të forumit “Ulpiana”.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Gashi tha se rëndësia e diasporës është e padiskutueshme. Ai shtoi se si shtet multidemokratik kanë përfshirë diasporën në procesin e regjistrimit të popullatës, derisa potencoi se rreth 258 mijë njerëz janë regjistruar si anëtarë të diasporës.

Osmani tha se nga përvoja e tij si ministër, ka arritur në përfundim se mënyra e vetme për ta ndalur trendin e rritjes së migrimit të njerëzve, është ‘që t’i bashkangjitemi Bashkimit Evropian’.

Ai shtoi se për të krijuar mundësi më të mira për diasporën duhet krijuar ligji për ta dhe të ketë kornizë ligjore gjithëpërfshirëse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit