28.3 C
New York
Thursday, June 13, 2024

Buy now

Gërvalla i mëshon Osmanit: Letra që dërgova në KiE brenda kompetencave të mia ligjore

- Advertisement -

“Letra dërgova që dërgova në Këshill të Evropës është brenda kompetenca të mia ligjore.

Me këtë fjali, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e “çoi” mesazhin te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila manifestoi publikisht “tronditjen” e saj karshi qeverisë kosovare, e cila kishte evituar atë krejtësisht në politikën e jashtme, fushë kjo kushtetutshmërisht në përkatësi të saj.

Në intevistën e saj dhënë në “Telegrafi” brenda rreshtash, Gërvalla veçse provoi to godasë mbi thirrjen e Osmanit në Nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës.

Unë asnjëherë nuk dërgoj letra të mia personale, sepse personalet ua dërgoj miqve të mi. Ua dërgoj brenda kompetencave të mia të parapara me ligj. E brenda këtyre unë kam dërguar një ofertë për t’ua lehtësuar disa prej partnerëve tanë të cilët kanë simpatizuar goxha me një ide të tillë”, tha Donika Gërvalla, çka lexohet kryekëput si replikë ndaj Osmanit.

Ndonëse qenësinë dhe peshën e saj aktuale politike e ka falë krejtësisht Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila investoi në figurën e saj duke ia deleguar përfaqësimin e listës zgjedhore që kishte krijuar, Listën Guxo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje; Gërvalla tash duket sheshazi krejtësisht në orbitën e LVV-së.

Vjosa Osmani – pas letrës që kishte dërguar Donika Gërvalla në drejtim të Asmablesë Parlamentare të Këshillit të Evropës se “po hartojmë një draft-Statut të Asociacionit…që do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të majit” – kishte manifestuar shpërthim të paparë.

Është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me Nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i Presidencës”, pati thënë Vjosa Osmani javë më parë.

Gërvalla, veç kësaj, u lëshua në një ‘freestyle’ të çakorduar për të arsyetuar dështimin e Qeverisë së Kosovës për ta finalizuar anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës. “Jemi brenda objektivave”, tha çuditshëm Gërvalla.

“Çështja e thirrjes së një seance të jashtëzakonshme të Komitetit të Ministrave gjithmonë është prezente si mundësi. Në plani fillestar kur kemi aplikuar, ne e kemi konsideruar të realizuar planin nëse në vitin e parë arrijmë ta çojmë kërkesën nga Këshilli Ministror në Asamblenë Parlamentare – maj 2022, maj 2023, kërkesa ka kaluar – gjithnjë sipas objektvit që i kemi vënë vetvetes”, tha ajo.

“Vitin e dytë objektivi ynë që të krijojmë përkrahje të madhe brenda Asamblesë Parlamentare gjë që është përmbyllur në këtë vit me sukses të jashtëzakonshëm me 82 përqind. Ideale do të kishte qenë që në 25 vjetorin e çlirimit të anëtarësoheshim në KiE. Nuk e mohoj që do të kishte qenë fantastike komplet. Mirëpo në planin tonë gjithçka që ndodh para majit të vitit të ardhshëm është brenda kornizave kohore të cilat i shohim të cilat i shohim si objektivi për anëtarësimin tonë”, tha mes tjerash Donika Gërvalla.

Ndaj Osmanit, Gërvalla vijoi atë që, sipas të pares, ishte “tallje”.

“Si duket e kemi zënë në befasi, dhe nuk ka qenë e informuar. Po si duket nuk është informuar edhe a është dashtë me informuar po, po të kishin qenë rrethanat normale dhe të mos kishte qenë shpejtësia e jashtëzakonshme edhe spontaniteti i një veprimi të tillë, atëherë me siguri që do ishte informuar, sepse nuk ka asnjë arsye për të mos e informuar”, ka thënë Gërvalla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit