13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Gecaj e lavdëron Hamzën për intervistën: Ishte ndër bisedat më normale që kemi dëgjuar në vitet e fundit

- Advertisement -

Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj, ka lavdëruar kandidatin e kësaj parti për kryeministër, Bedri Hamza, i cili mbrëmë ka dhënë një intervistë në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjin.

Ai ka vlerësuar se intervista ishte nder bisedat më normale që ka dëgjuar në vitet e fundit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gecaj ka shkruar se gjatë kësaj interviste kishte argumente, reflektim dhe ide të reja.

“Intervista e Bedri Hamzes dje ne Dukagjin ishte nje nder bisedat me normale qe kem mundur te ndegjojm ne vitet e fundit. Kishte argument, reflektim, vetereflektim si dhe ide te reja. Ne kemi nevoje jetike te marrim nje kurs normal e te planifikuar e posaqerisht te kontrolluar. Kosova keshtu sic eshte, me pretendime te shpejtesise se Ferarrit e me frena te bicikletes ka me u perplas nje dite shume keq. Bedri Hamza eshte njeriu i stabilizimit e pastaj normalizimit te politikes kosovare!”, ka shkruar Gecaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit