8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gazetari spanjoll e pyet kryeministrin: A të kujtohet Albin Kurti i ri që donte bashkim me Shqipëri?

- Advertisement -

Kryeministri Kurti brenda dy ditësh ka dhënë disa intervista në mediume të ndryshme të huaja. Gjatë qëndrimit në Spanjë ka folur edhe për gazetën “El periodico” ku ka shtjelluar raportet në mes të Kosovës dhe Spanjës dhe ka argumentuar se pse s’ka ngjashmëri në mes të Kosovës dhe Katalonisë.

Ndër të tjera në këtë intervistë, gazetari spanjoll ka sfiduar Kurtin me pyetjen për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, gjë për të cilën Kurti ka avokuar me vite.

“A ju kujtohet Albin Kurti i ri, ai i cili avokonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, ka pyetur gazetari spanjoll.

Kurti është shmangur duke thënë se Kosova dhe Shqipëria s’janë dy kombe por dy shtete që flasin të njejtën gjuhë dhe kanë të njejtën origjinë.

Gjithashtu ka shtuar tutje se Shqipëria është në NATO dhe se Kosova dëshiron poashtu të anëtarësohet meqë kombi shqiptar armik të përbashkët ka Serbinë që ka lidhje të forta me Rusinë.

“Për më shumë se një shekull ne kemi një problem me Serbinë, dhe e kemi në tërësi si komb shqiptar. Kosova dhe Shqipëria s’janë dy kombet të ndryshme por dy shtete të ndryshme, me të njëjtën gjuhë dhe të njëjtën kulturë e origjinë… dhe Shqipëria është në NATO, ne duam të bashkohemi gjithashtu: Ne jemi në rrezik konstant për shkak të lidhjeve të forta të Serbisë me Rusinë”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit