-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Gashi: Sulmi ndaj mërgimtarëve në Serbi rezultat i politikës së regjimit të Vuçiqit

- Advertisement -

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka reaguar ndaj sulmit të autobusë me mërgimtarë nga Kosova, i cili po udhëtonte për në Gjermani.

Autobusi u sulmua afër Nishit në Seri, e ky sulm sipas Gashit nuk ishte i izoluar.

“Mërgimtarët tanë, të cilët udhëtojnë në Kosovë me vetura private ose me autobus duke kaluar përmes Serbisë e dijnë që në Serbi mund të përballen me pengesa e vështirësi të lloj-llojshme si: pritje disa-orëshe të qëllimshme në pikat kufitare serbe, dënime të larta në komunikacion, konfiskime të dokumenteve dhe detyrime të ndryshme për pagesë, e shpeshherë edhe ndalime(arrestime) disa-ditëshe individuale pa ndonjë bazë ligjore”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ajo tha se sulmi është rezultat i politikës së regjimit të Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë.

“Mosgatishmëria e Serbisë për tu përballuar me të kaluarën e saj gjenocidale, si dhe regjimi autoritar dhe despotik i presidentit Vucic, ka kultivuar një ndjenjë të përhapur ultranacionaliste tek një pjesë e popullit serb, e cila është e përgatitur dhe mbështetëse për luftra të ardhshme. Lidhja e ngushtë e Serbisë me Rusinë e bënë këtë fakt edhe më shqetësues.”

Gjithashtu edhe situatën  fundit në veri të Kosovës dhe tensione në atë pjesë tha se janë janë shenja mjaftueshëm të qarta të një problemi të madh në Ballkanin Perëndimor: Qeveria e Serbisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit