Gashi: S’duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe, por së pari duhet ta definojmë LDK-në

- Advertisement -

Gashi ka deklaruar se në këtë periudhë LDK duhet ta marrë rolin që, sipas tij, i takon si forcë politike e qendrës së djathtë dhe si bartëse e kulturës shtetformuese.

“Ky është një moment që kërkon përgjegjësi shtetërore, vizion dhe lidership politik”, ka shkruar Gashi.

Ai ka theksuar se LDK duhet të qartësojë identitetin e saj politik dhe vlerat mbi të cilat funksionon.

“Për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në. Duhet ta dimë se çfarë përfaqësojmë, cilat janë vlerat tona dhe çfarë modeli politik u ofrojmë qytetarëve”, është shprehur ai.

Sipas Gashit, LDK duhet të jetë një parti moderne, përfaqësuese dhe meritokratike, ndërsa bashkëpunimet politike duhet të ndërtohen mbi bazën e interesit të vendit.

“LDK nuk duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe apo ekskluzivitete ndaj asnjë partie. Bashkëpunimi duhet të udhëhiqet nga interesi i Kosovës, programi politik, orientimi euroatlantik dhe nevoja për institucione të forta e funksionale”, ka deklaruar deputeti i zgjedhur.

Ai ka shtuar se Kosovës i nevojitet një LDK e bashkuar, me identitet të qartë dhe me guxim për të udhëhequr.

“Kosova ka nevojë për një LDK të bashkuar, me identitet të qartë, me vetëbesim dhe me guxim për të udhëhequr. Vetëm një LDK e tillë mund ta rikthejë besimin e qytetarëve dhe ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit”, ka shkruar Gashi.

Ndërkohë, LDK aktualisht ka pezulluar bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për një marrëveshje të mundshme, pasi janë dorëzuar nënshkrime për nisjen e procedurës për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku

Të ngjashme

Të fundit