Gashi: Qytetarët janë në kërkim të shpresës dhe ndryshimit

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës po kërkojnë ndryshim dhe një perspektivë të re politike, derisa ka bërë thirrje për mobilizim maksimal të strukturave të LDK-së para zgjedhjeve.

Gashi ka thënë se qytetarët kanë nevojë për rikthimin e shpresës dhe për një model tjetër qeverisjeje që, sipas tij, do të mund të sillte zhvillim dhe stabilitet institucional në vend.

“Qytetarët e Kosovës janë në kërkim të shpresës dhe ndryshimit. Dhe ky kërkim i shpresës dhe ndryshimit mund të ndizet edhe me këtë formë të re të fushatës dhe ofrimit për qytetarët e Kosovës. Shpresoj që do të kemi rezultat të mirë, punoj që të kemi rezultat të mirë.

Dhe të gjithë në LDK duhet të angazhohemi që të kemi rezultat maksimal për LDK-në. Që të ia kthejmë shpresën Kosovës dhe ta kthejmë mundësinë e një kompromisi, e një qeverisje të përbashkët, mundësinë e një orientimi strategjik zhvillimor”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit