Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi ka thënë se raporti i Komisionit Evropian nuk  ka konstatuar kthim mbrapa apo rënie  të nivelit të përgatitjeve sa i përket integrimit evropian.

Ajo ka thënë vërejtje për ngadalësimin e reformave kanë ndodhur për shkak të krizës politike.

“Duhet lexuar në kontekstin e bllokadës institucionale,  18 mujore, i cili normalisht që ka ngadalësuar reformat, vonuar  ratifikim e marrëveshjes së Planit të Rritjes dhe ka normalisht ka lënë shumë ligje në pritje. Pavarësisht bllokadës institucionale që ngadalësoi  zbatimin e reformave këtë e thotë Komisioni Evropian, komisioni nuk ka konstatua kthim mbrapa në asnjë fushë, apo rënie të nivelit të përgatitjes për  integrimin evropian. Kemi shënuar rezultate konkrete në disa pjesë”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Raporti i Komisionit Evropian pasqyron periudhën 1 shtator 2025 deri më 1 shtator 2026.

Gashi ka thënë vërejtjet do t’i përmirësojnë duke shtuar se Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkim Evropian.

Sa i përket Ligjit për Dhomat e Specializuara ajo ka thënë se ai në procedurat e Kuvendit dhe se do të pritet raporti i komisionit.

Të ngjashme

Të fundit