Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nesër në ora 09:00 do të publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut, të riut që u rrah deri në vdekje.
Gashi ka akuzuar tre gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë se njërit prej të akuzuarve nuk i kanë dhënë dënimin meritor.
“Për vrasjen e Lulit kan mekate edhe vete 3 Gjyqtare te Gjykates Themelore ne Prishtine te cilet se paku njerit prej sulmuesve mizore ndaj Lulit per vepra shume te randa penale qe nga tentim vrasja e nje nxanesi ne apo afer oborrit te shkolles ne Besian pak vite me pare nuk i dhan denimin meritor. Po qe se Gjyjatesit do te vendosin denim ne perpjestim me veprat e tije penale ai sot nuk do te ishte ne burg per vrasje te Lulit vetem 18 vjeqar , e Luli do te ishte shendish e mire dhe jo te kalbet ne dhe ne kete moshe kaq te re”, ka shkruar Gashi.
Në fund, Gashi ka thënë se “çdo dënim që familja e Lulit e pret ditën e nesërme është dhuratë për ta sepse Luli nuk jeton më”.
“Çdo denim qe familja e Lulit e pret diten e neserme eshte dhurat per ta sepse Luli nuk jeton ma…!”
Lulzim Fejzullahu, vdiq në moshën 18 vjeçare më 20 janar të këtij viti, gjashtë ditë pas plagëve që mori nga goditja me veturë e më pas me mjete të forta nga disa persona në Podujevë.