Analisti Astrit Gashi lidhur me takimin që po zhvillohet mes Kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe të kreut të PDK-së, Memli Krasniqi ka në thelb nisjen e bisedimeve për datën e zgjedhjeve në vend.
Gashi në “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini shtoi se Kryeministri, Kurti synon të shkojë në zgjedhje duke hedhur fajin tek mosfunksionimi i Kuvendit në miratimin e projektligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
“ Darka e kërkuar nga kryeministri Kurti është nisja e bisedimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në bazë të informacioneve, Kurti synon të shkojë në zgjedhje duke hedhur fajin tek mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës”, shtoi Gashi.