Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Botëror

- Advertisement -

Shpejt po shndërrohet në garë gjenerate për “Këpucën e Artë”.

Lionel Messi udhëheq me pesë gola nga dy ndeshje. Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë aty me nga katër gola.

Është vetëm hera e dytë në histori të Kupës së Botës që tre lojtarë kanë shënuar katër apo më shumë gola pas dy xhirove. Dhe hera e parë që nga viti 1954.

Orët e kaluara ishin të pabesueshme nga disa prej sulmuesve më të mirë që ka parë futbolli.

Fillimisht Messi shënoi dy gola dhe vendori rekord të Kupës së Botës. Tani i ka 18 gola në krye të listës. Mbappe u përgjigj me dy gola po ashtu, në paraqitjen e 100-të për Francën. Seria impresive vazhdoi me Haalandin që realizoi dy herë për Norvegjinë. Fillim jo i keq i karrierës në Botëror për norvegjezin e shkëlqyer.

Çdo gjë që mund të bëj njëri, tjetri mund ta bëj edhe më mirë, shkruan BBC. Të tjerë yje, si Harry Kane, mund të shtohen në këtë garë impresive.

Skena më e madhe po shfrytëzohet maksimalisht nga lojtarët më të mëdhenj.

Të ngjashme

Të fundit